VV-ja ia merr një ulëse në Kuvend PDK-së
Pas numërimit të votave të diasporës, Vetëvendosje arrin 50.67%, PDK humb një deputet
Foto: Ilustrim
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 50.67% të votave, duke fituar edhe një mandat shtesë në dëm të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila aktualisht renditet me 20.43%.
Sipas këtyre rezultateve, nga 56 deputetë sa ishin parashikuar fillimisht, VV-ja do të sigurojë 57 mandate, ndërsa PDK-ja 22, nga 23 sa pritej. Ende nuk janë përfshirë në numërim votat me kusht dhe votat e personave me aftësi të kufizuara. Me shifrat aktuale, LDK-ja pritet të ketë 15 deputetë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6 mandate.
Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave me postë të verifikuara para Vitit të Ri, ku Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 72.20% të tyre, përkatësisht 19.344 vota.