Zgjedhjet parlamentare – Suhareka ende në proces të numërimit
Procesi i verifikimit të votave për subjektet politike dhe numërimit të votave për kandidatët për deputetë ka përfunduar në 20 nga 28 komunat e Kosovës.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), verifikimi dhe numërimi ende nuk janë përmbyllur në 18 komuna, përkatësisht në: Gjakovë, Gjilan, Kaçanik, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Graçanicë.
Nga KQZ bëhet e ditur se procesi i verifikimit dhe numërimit do të vazhdojë edhe të mërkurën deri në mesditë, ndërsa më pas do të rifillojë pasdite, me qëllim të garantimit të vijimësisë, transparencës dhe rregullsisë së procesit zgjedhor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka theksuar se të gjitha procedurat po zhvillohen në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe se rezultatet përfundimtare do të publikohen pasi të përmbyllen të gjitha fazat e verifikimit.