Suharekë, nis regjistrimi për votuesit me nevoja të veçanta për raundin e dytë të zgjedhjeve

29.10.2025

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) në Suharekë ka njoftuar qytetarët se ka filluar procesi i regjistrimit të personave me nevoja të veçanta dhe/ose me aftësi të kufizuara.

Ky regjistrim synon të sigurojë që të gjithë qytetarët të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune.

Të gjithë qytetarët që kanë nevoja të veçanta ose aftësi të kufizuara mund të paraqiten për regjistrim deri më 4 nëntor 2025.

Ky hap i rëndësishëm siguron qasje të barabartë në procesin zgjedhor dhe garanton pjesëmarrje të plotë për të gjithë votuesit.

Për më shumë informacione mbi mënyrën e regjistrimit, qytetarët mund të kontaktojnë zyrën e KKZ-së në Suharekë.