Dyshime për manipulim të votave në komunat serbe, rasti dërgohet në Policinë e Kosovës

19.06.2026

Gjatë procesit të rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë ngritur dyshime për parregullsi dhe manipulim të mundshëm të procesit zgjedhor në disa komuna me shumicë serbe.

Dyshime për manipulim të votave në komunat serbe, rasti dërgohet në Policinë e Kosovës Foto: Ilustrim

Sipas denoncimit të bërë, gjatë kontrollit të kutive të votimit janë gjetur fletëvotime me shenja të njëjta, të plotësuara në mënyrë identike, përfshirë raste ku është përdorur e njëjta formë e shënimit në fletëvotim. Dyshime janë ngritur edhe për listat përfundimtare të votuesve, ku janë vërejtur nënshkrime të ngjashme në disa raste.

Rastet janë evidentuar në disa vendvotime, përfshirë në Partesh, Graçanicë dhe Zveçan, ndërsa materiali është dorëzuar për hetim tek institucionet kompetente.Në denoncim thuhet se vetëm në një vendvotim në Komunën e Parteshit janë identifikuar tri raste me të njëjtin model shënimi në fletëvotime, ndërsa dyshohet se situata të ngjashme mund të ketë edhe në vendvotime të tjera.

Autoritetet pritet të shqyrtojnë provat dhe të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për shkelje të procedurave zgjedhore apo për veprime të organizuara që kanë ndikuar në procesin e votimit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More