Numërohen 100% të votave nga diaspora për Suharekën, këto janë rezultatet!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare të votave të ardhura nga diaspora për komunën e Suharekës, të cilat tashmë kanë përfunduar numërimin e plotë të të gjitha kutive të votimit.
Sipas njoftimit të KQZ-së, janë numëruar të gjitha 96 nga 96 kutitë e votimit, dhe rezultatet zyrtare të kandidatëve dhe subjekteve politike në këtë komunë janë si më poshtë:
Partia më e votuar ka dalë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – dega në Suharekë, e cila ka marrë gjithsej 789 Vota, që përfaqësojnë 35.27% për qind të votave të diasporës.
Pas saj radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – dega në Suharekë, me 679 Vota apo 30.35% të votave.
Në vendin e tretë është Lëvizja Vetvendosje, (LVV) – Suharekë, e cila ka siguruar 417 Vota që përbëjnë 18.64%
Ndërsa, në vendin e katër është Partia Demokratike e Kosovës (PDK)-Suharekë me 322 Vota që përbëjnë 14.39%.
Pavarësisht se AAK ka dalë e para në këtë garë, asnjëra nga partitë politike dhe kandidatët për kryetar nuk kanë arritur të marrin mbi 50 për qind të votave, çka e bën të nevojshëm zhvillimin e raundit të dytë të zgjedhjeve.
Sipas vendimit të KQZ-së, balotazhi për komunën e Suharekës do të mbahet më 9 nëntor, ku përballë njëri-tjetrit do të jenë:
- Bali Muharremaj, kandidati i AAK-së dhe kryetar aktual i komunës
- Ardian Shala, kandidati i LDK-së që synon t’i rikthejë partisë drejtimin e komunës
Fushata për balotazh pritet të jetë e ngjeshur dhe dinamike, pasi të dy kandidatët gëzojnë përkrahje të gjerë si në vend ashtu edhe në diasporë, e cila ka treguar edhe kësaj radhe rol të rëndësishëm në procesin zgjedhor.