Mospërputhja e votave dhe telashe gjatë numërimit, KQZ sqaron situatën

para 35 dite

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka dhënë një shpjegim për mospërputhjen e numrit të pjesëmarrësve në zgjedhje dhe numrit të votave të fituara nga subjektet politike.

Mospërputhja e votave dhe telashe gjatë numërimit, KQZ sqaron situatën

Sipas Elezit, në uebfaqen e KQZ-së, në platformën e rezultateve preliminare, numri i pjesëmarrësve është i ngarkuar për rreth 800 mijë votues, ndërsa tek rezultatet preliminare të subjekteve politike, numri i votave është rreth 831 mijë.

Kjo mospërputhje, sipas Elezit, ka ardhur si pasojë e ngarkimit të të dhënave nga vendvotimet. Tek rezultatet preliminare të pjesëmarrjes së qytetarëve në votime janë ngarkuar më pak të dhëna nga vendvotimet, ndërkaq tek rezultatet preliminare për subjekte politike janë ngarkuar më shumë se 99% e tyre, ndërkaq tek rezultatet për pjesëmarrje në vendvotime, të dhënat janë ngarkuar nga 92% e vendvotimeve.

Gjatë ditës së sotme ishte paraparë që të niste numërimi i votave për kandidatët për deputetë, por që ky proces është përcjellur me telashe të shumta, ku përveç atyre teknike, komisionerët e VV-së dhe LDK-së gati u përleshën fizikisht.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësime dhe pakënaqësi tek qytetarët, të cilët presin një proces të rregullt dhe transparent të numërimit të votave.

Etiketat

Ofertat e fundit