Ky është numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 09:00 në Gjinoc e Mushtisht
Sot në Komunën e Suharekës po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët po zgjedhin mes dy kandidatëve për kryetar komune: Bali Muharremaj nga AAK dhe Ardian Shala nga LDK.
Foto: Ilustrim
Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani në këtë komunë janë procesuar 81 kuti votimi nga gjithsej 87, çka tregon një dinamikë të mirë të zhvillimit të procesit.
Në fshatrat e kandidatëve, Gjinoc (fshati i Bali Muharremajt) dhe Mushtisht (fshati i Ardian Shalës), sipas të dhënave të KQZ-së, tashmë janë procesuar të gjitha kutitë e votimit. Deri në orën 09:00 të mëngjesit, në Gjinoc kanë votuar 46 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa në Mushtisht janë regjistruar 123 votues.
Procesi i votimit në Suharekë dhe në gjithë vendin ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit, dhe pritet të përfundojë në orën 19:00, kur edhe do të mbyllen të gjitha qendrat e votimit.
Deri më tani, votimi po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë raportim për parregullsi.