Ndërpritet furnizimi me ujë në Suharekë dhe gjashtë fshatra
08.10.2026
KRU Hidroregjioni Jugor ka njoftuar konsumatorët se, për shkak të mungesës së energjisë elektrike që furnizon stacionin e pompave në Pusin e Atit, pompat kanë mbetur jashtë funksionit.
Si pasojë, pa furnizim me ujë kanë mbetur qyteti i Suharekës dhe fshatrat Gelanc, Gjinoc, Leshan, Tërnje, Nepërbisht dhe Shirokë.
Sipas njoftimit, furnizimi me ujë do të rikthehet pas stabilizimit të furnizimit me energji elektrike dhe vënies në funksion të pompave.Konsumatorët janë lutur për mirëkuptim deri në normalizimin e gjendjes.
