Vazhdojnë shkyçjet për mospagesë, kësaj radhe në Gjinoc të Suharekës
15.10.2026
KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka vazhduar aksionet për shkyçjen nga rrjeti të konsumatorëve që nuk i kanë kryer obligimet financiare në fshatin Gjinoc të Suharekës.
Gjatë aksionit të fundit, 19 konsumatorë janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit për shkak të mospagesës së faturave. Aksioni është realizuar me asistimin e Policisë së Kosovës dhe ekipit të Inspektoratit.
Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i paguajnë faturat me kohë, në mënyrë që të shmangin shkyçjet dhe procedurat e mëtejshme ligjore.
Sipas kompanisë, pagesa e rregullt e faturave është e rëndësishme për vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve të ujësjellësit.
