Të shtëna me armë në një aheng familjar në Gjinoc, arrestohet një person

02.08.2026

Në fshatin Gjinoc të Suharekës, mbrëmjen e 1 gushtit janë raportuar të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Të shtëna me armë në një aheng familjar në Gjinoc, arrestohet një person Foto: Ilustrim

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme pas informatave për të shtënat.

Nga i dyshuari, mashkull kosovar, është konfiskuar një pushkë automatike, gjashtë gëzhoja dhe një karikator.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More