KQZ publikon rezultatet e para – Bali Muharremaj prin me 51,94%
Sot në Komunën e Suharekës është zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët kanë votuar për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës për katër vitet e ardhshme.
Procesi i votimit ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit dhe është mbyllur në orën 19:00, ashtu siç ishte paraparë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Gjatë gjithë ditës, ekipet e SuharekaOnline kanë ndjekur nga afër mbarëvajtjen e procesit në qendrat e votimit nëpër komunë dhe, sipas raportimeve nga terreni, nuk është shënuar asnjë incident. Menaxherët e qendrave të votimit kanë konfirmuar se gjithçka ka shkuar me rregull dhe pa pengesa.
Pas mbylljes së procesit të votimit, KQZ ka nisur me publikimin e rezultateve të para preliminare për dy kandidatët që garuan për postin e kryetarit të Komunës së Suharekës:
- Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe
- Ardian Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Sipas rezultateve të para zyrtare, figuron se Bali Muharremaj prin me 281 vota, ndërsa Ardian Shala deri më tani ka grumbulluar gjithsej 260 vota.
Numërimi i votave është në proces dhe SuharekaOnline do t’ju mbajë të informuar në kohë reale deri në numërimin e kutisë dhe fletës së fundit të votimit.