Këto janë fshatrat e Suharekës ku u regjistrua numri më i madh i votuesve

28.12.2025

Sot, gjatë ditës së diel, në gjithë vendin po zhvillohet procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat qytetarët e Kosovës po votojnë për të përzgjedhur përfaqësuesit e tyre që do të qeverisin vendin në katër vitet e ardhshme.

Këto janë fshatrat e Suharekës ku u regjistrua numri më i madh i votuesve Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në Komunën e Suharekës nga ora 07:00 deri në ora 17:00 kanë votuar mbi 27 mijë qytetarë.

Sa i përket fshatrave me numrin më të madh të votuesve, KQZ bën të ditur se Mushtishti është fshati që ka regjistruar numrin më të lartë të votuesve deri në këtë orar, me gjithsej 1,780 votues. Pas Mushtishtit, renditet Studenqani me 1,534 votues, Samadrexha me 1,464 votues, Greikoci me 1,442 votues dhe Bllaca me 1,430 votues.

Po ashtu, mbi 1 mijë votues janë regjistruar edhe në fshatrat Sopijë me 1,165 votues, Gjinoc me 1,098 votues dhe Vraniq me 1,050 votues. Këto fshatra janë ato që kanë shënuar pjesëmarrje mbi një mijë votues nga ora 07:00 deri në ora 17:00.

Procesi i votimit pritet të përfundojë në orën 19:00, ndërsa menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit do të nisë edhe procesi i numërimit të votave. Institucionet përgjegjëse kanë bërë thirrje për respektimin e rregullave zgjedhore dhe një proces të qetë deri në përfundim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More