Këto fshatra të Suharekës kanë votuar më së shumti deri më tani

09.11.2025

Sot në Komunën e Suharekës po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët po votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës mes Bali Muharremajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Ardian Shalës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 17:00 në Suharekë kanë votuar gjithsej 18,151 qytetarë, nga 69,805 sa kanë të drejtë vote në këtë komunë.

Në bazë të statistikave zyrtare që posedon redaksia e SuharekaOnline, fshatrat me pjesëmarrjen më të lartë në votim deri në këtë orë janë:

  • Mushtisht – kanë votuar 1,306 qytetarë, apo 26.30% e atyre me të drejtë vote;
  • Sopijë – kanë votuar 872 qytetarë, që përbën 29.20%;
  • Greikoc – kanë votuar 905 qytetarë, apo 28.31%;
  • Gjinoc – kanë votuar 843 qytetarë, që i bie 32.59% pjesëmarrje.

Procesi i votimit në të gjitha qendrat e komunës ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe po zhvillohet në mënyrë të qetë, pa raportime për ndonjë incident apo parregullsi.

Votimi do të vazhdojë deri në orën 19:00, kur edhe përfundon zyrtarisht procesi zgjedhor në Suharekë dhe në komunat tjera të vendit ku po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.