Ja si u votua Ardian Shala në fshatin e tij në Mushtisht
Më 9 nëntor 2025, në 18 komuna të Kosovës është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndër to edhe në Komunën e Suharekës, ku qytetarët votuan për kryetarin e ri të komunës.
Pas përfundimit të procesit të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet për dy kandidatët që garuan në balotazh në Suharekë – Bali Muharremaj dhe Ardian Shala.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Bali Muharremaj ka arritur të fitojë bindshëm mandatin e tretë për të udhëhequr me Komunën e Suharekës, duke siguruar mbështetje të gjerë nga qytetarët.
Por si u votua Ardian Shala, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në fshatin e tij Mushtisht?
Sipas të dhënave që ka siguruar SuharekaOnline, në Mushtisht – vendlindjen e Shalës – ai ka marrë 890 vota, apo 60.71% të votave.
Ndërkohë, kundërshtari i tij, Bali Muharremaj, ka siguruar 576 vota, që përbëjnë 39.29% të totalit të votave në këtë fshat.
Rezultatet përfundimtare të KQZ-së pritet të certifikohen në ditët në vijim, ndërsa me këtë fitore, Bali Muharremaj e nis mandatin e tij të tretë në krye të Komunës së Suharekës.