Hamdi Bytyçi takohet me fermerët në Tërrnje, premton subvensionim prej 7 cent për çdo litër qumështi

27.09.2025

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hamdi Bytyçi po vazhdon takimet e tij me qytetarët e Komunës së Suharekës.

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, Hamdi Bytyçi sot gjatë ditës së shtunë është takuar me banorët e fshatit Tërrnje, ndërsa ka vizituar një fermer është shprehur se për të bujqësia do të jetë prioritet.

Tutje, Bytyçi ka premtuar se fermerët e Komunës së Suharekës do të subvensionohen me 7 cent për çdo litër qumështi.

“Sot në Tërrnje, në vizitën te fermeri Ilir Voci, ritheksuam zotimin tonë: bujqësia do të jetë prioritet. Fermerët si Iliri, që punojnë me përkushtim çdo ditë, meritojnë përkrahje konkrete.

Prandaj, ne do ta subvencionojmë 7 cent për çdo litër qumështi. Ky është zotim i qartë, që puna e tyre të shpërblehet dhe prodhimi vendor të fuqizohet.

Me këtë hap, jo vetëm që ndihmojmë fermerët, por forcojmë ekonominë e komunës sonë dhe krijojmë kushte më të mira për të gjithë qytetarët.” ka njoftuar Bytyçi.