Hamdi Bytyçi takohet me banorët e Sopijës, Dvoranit e Popolanit: Do t’i bëjmë bashkë ndryshimet

03.10.2025

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, Hamdi Bytyçi, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 12 tetor 2025.

Hamdi Bytyçi takohet me banorët e Sopijës, Dvoranit e Popolanit: Do t’i bëjmë bashkë ndryshimet Foto: Ilustrim

Gjatë një tubimi me banorët e fshatit Sopijë, Bytyçi prezantoi projektet dhe angazhimet konkrete që synon t’i realizojë në mandatin 2025–2029.

Në fjalimin e tij para qytetarëve, Bytyçi tha:

“Në Sopijë do t’i bëjmë bashkë ndryshimet që i duhen fshatit tonë: qendra ditore për pensionistët dhe park për fëmijët, pastrimi i kanalit të Cerrnagorës nga reshjet atmosferike, hapja e rrugëve fushore, ndriçimi publik në disa lagje, rrethimi i varrezave, furnizimi me ujë të pijshëm për lagjet Jakupaj, Aliaj, Sadikaj e Jasharaj, si dhe subvencionimi i fermerëve me 7 cent për litër qumësht.”

Ai shtoi se këto janë angazhime të prekshme, të cilat synojnë ta bëjnë Sopijën një vend më të rregulluar, më të sigurt dhe më të zhvilluar për të gjithë banorët.

Bytyçi poashtu, është takuar edhe me banorët e fshatit Dvoran dhe Popolan, duke shpalosur vizionin për një Therandë më funksionale dhe gjithëpërfshirëse në periudhën 2025–2029.

Fushata e Hamdi Bytyçit është fokusuar në projektet bazike të infrastrukturës, mirëqenies sociale dhe zhvillimit rural, duke vënë theks të veçantë në nevojat reale të komuniteteve lokale.

Zgjedhjet lokale në Suharekë pritet të jenë një garë dinamike, ndërsa angazhimet si këto të kandidatit Bytyçi pritet të ndikojnë në formësimin e opinionit të votuesve në ditët e fundit të fushatës.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More