Dyshime për manipulim të votave brenda partive, juristët kërkojnë veprim të Prokurorisë

17.01.2026

Procesi i rinumërimit të votave nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka nxjerrë në pah dallime të konsiderueshme në numrin e votave për disa kandidatë për deputetë brenda subjekteve politike, duke ngritur dyshime serioze për manipulim të rezultateve.

Dyshime për manipulim të votave brenda partive, juristët kërkojnë veprim të Prokurorisë Foto: Ilustrim

Sipas juristëve, ndryshimet që shkojnë nga dhjetëra deri në qindra, e në disa raste edhe në mijëra vota, nuk mund të justifikohen me gabime njerëzore apo teknike.

Ata vlerësojnë se raste të tilla përbëjnë bazë të mjaftueshme për ndërhyrjen e Prokurorisë dhe për hetimin e veprës penale “falsifikim i rezultateve të votimit”.

Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se, ndonëse gabimet e vogla janë të mundshme në një proces masiv numërimi, rinumërimi ka dëshmuar se në disa raste nuk bëhet fjalë për lëshime të rastësishme. Sipas tij, dallimet e mëdha tregojnë për një tendencë të qartë të manipulimit të votave në favor të kandidatëve të caktuar.

Edhe avokati Visar Rrecaj ka theksuar se dallimet në numra trefishorë dhe katërshifrorë nuk mund të konsiderohen gabime. Ai ka vlerësuar se në raste të tilla ekziston dyshim i arsyeshëm për kryerje të veprës penale dhe se organet e drejtësisë është dashur të reagojnë menjëherë pas evidentimit të këtyre diskrepancave.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, falsifikimi i rezultateve të votimit dënohet me burgim nga një deri në tre vjet, ndërsa në rrethana më të rënda dënimet mund të arrijnë nga tre deri në pesë vjet. Juristët vlerësojnë se këto vepra përbëjnë deformim të vullnetit qytetar dhe kërkojnë ndëshkime të ashpra.

Megjithatë, deri në këtë fazë të procesit të rinumërimit, Prokuroria e Shtetit nuk ka njoftuar publikisht për hapjen e ndonjë rasti apo për nisjen e hetimeve lidhur me këto dyshime.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More