Në QNR përmbyllet rinumërimi i vendvotimeve të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës

30.01.2026

Prishtinë, 30 janar 2026 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është përmbyllur procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për 2,557 vendvotime të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Sipas njoftimit të KQZ-së, rezultatet pas rinumërimit janë publikuar në platformën zyrtare të KQZ-së për rezultate, në seksionin QNR > Rinumërim.

Ky proces është zhvilluar me qëllim të garantimit të saktësisë së rezultateve zgjedhore dhe sigurimit që vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës të reflektohet në mënyrë të drejtë dhe të saktë, ashtu siç është shprehur në fletëvotime.