Votat e fundit me postë mbërrijnë në QNR, nis numërimi i tyre

08.01.2026

Rreth orës 20:00 ka filluar në QNR numërimi i fletëvotimeve të fundit me postë, të cilat janë dërguar gjatë ditës në Kosovë.

Raportohet se mbi 3 mijë pako me vota janë në proces, dhe përfundimi i tyre do të shënojë mbylljen e numërimit të të gjitha votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.