Kështu u votua në dy qendrat më të mëdha të votimit në Suharekë
Sot, gjatë ditës së diel, në gjithë vendin po zhvillohet procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat qytetarët e Kosovës po votojnë për të përzgjedhur përfaqësuesit e tyre që do të qeverisin vendin në katër vitet e ardhshme.
Foto: Ilustrim
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në Komunën e Suharekës nga ora 07:00 deri në ora 17:00 kanë votuar mbi 27 mijë qytetarë.
Sa i përket qendrave të votimit brenda qytetit të Suharekës, KQZ bën të ditur se numri më i madh i votuesve është regjistruar në qendrën më të madhe të votimit, IAAP “Skënder Luarasi”, e cila përfshin 8 vendvotime. Nga ora 07:00 deri në 17:00, në këtë qendër janë regjistruar gjithsej 2,896 votues.
Ndërsa, një numër i konsiderueshëm votuesish është regjistruar edhe në SHFMU “7 Marsi” në Suharekë. Sipas të dhënave të KQZ-së, për të njëjtën periudhë kohore, në këtë qendër votimi që përfshin 4 vendvotime janë regjistruar gjithsej 1,307 votues.