Balotazhi në Suharekë – deri në orën 11:00 kanë votuar 4,315 qytetarë, 1,222 më pak se në raundin e parë
Sot në gjithë vendin po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët e 18 komunave të Kosovës po votojnë për kryetarët e rinj të komunave të tyre.
Foto: Ilustrim
Sipas të dhënave të deritanishme, procesi i votimit ka filluar me kohë, në të gjitha qendrat e votimit, që nga ora 07:00 e mëngjesit, ashtu siç ishte paraparë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Në Komunën e Suharekës, deri në orën 11:00 kanë votuar gjithsej 4,315 qytetarë. Po ashtu, është bërë e ditur se deri tani janë procesuar 85 kuti votimi nga gjithsej 87, sa janë në këtë komunë.
Procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa raportime për ndonjë parregullsi, ndërsa qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00, kur edhe përfundon votimi në të gjithë territorin e Kosovës.
KQZ u ka bërë thirrje qytetarëve që ende nuk kanë votuar, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të dalin në votim për të zgjedhur udhëheqësin e ri të komunës.