Zgjedhjet e 28 dhjetorit – 1,181 kandidatë në garë për të fituar ulëse në Kuvend

08.12.2025

Të dielën në mesnatë ka përfunduar afati ligjor për subjektet politike që të dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve për deputetë, si hap i domosdoshëm për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë se procesi është zhvilluar pa asnjë problem.

“Procesi i dorëzimit të listave është zhvilluar normalisht dhe brenda afateve të parashikuara,” deklaroi Elezi.

Ai shtoi se KQZ tashmë ka kaluar në fazën e radhës – atë të verifikimit të kandidatëve në institucionet relevante të vendit.

“KQZ, nëpërmjet Zyrës, do të dorëzojë kërkesat e verifikimit në disa institucione, për të siguruar që kandidatët janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme,” theksoi Elezi.

Subjektet në garë dhe numri i kandidatëve

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për legjislaturën e dhjetë të Kuvendit të Kosovës, garojnë gjithsej 1,181 kandidatë nga partitë, koalicionet dhe iniciativat qytetare të certifikuara. Më poshtë lista e plotë:

  • Lëvizja Vetëvendosje – 110 kandidatë
  • PDK – 110 kandidatë
  • LDK – 110 kandidatë
  • AAK – 110 kandidatë
  • Nisma Socialdemokrate – 110 kandidatë
  • PAI – PDAK – LPB – 90 kandidatë
  • Partia Liberale Egjiptiane – 74 kandidatë
  • PSA – 62 kandidatë
  • Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 53 kandidatë
  • Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar – 44 kandidatë
  • Koalicioni Vakat – 43 kandidatë
  • Nova Demokratska Stranka – 40 kandidatë
  • Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – 40 kandidatë
  • Socialdemokratska Unija (SDU) – 35 kandidatë
  • Lista Serbe – 33 kandidatë
  • Fjala – 20 kandidatë
  • Jedinstvena Goranska Partija – 23 kandidatë
  • KDTP – 16 kandidatë
  • Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës – 14 kandidatë
  • Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 12 kandidatë
  • Kosovaki Nevi Romani Partia – 11 kandidatë
  • Kosovski Savez – 10 kandidatë
  • Iniciativa Qytetare për Kosovën – 10 kandidatë
  • Nedžmedin Sejdilar – 1 kandidat

Me përfundimin e afatit ligjor dhe dorëzimin e listave, pritet që KQZ të përfundojë verifikimin dhe më pas certifikimin përfundimtar të subjekteve dhe kandidatëve që do të jenë pjesë e fletëvotimit. Zgjedhjet e jashtëzakonshme pritet të sjellin një garë të gjerë politike me mbi një mijë kandidatë që synojnë ulëset në Kuvend./Telegrafi/