A pritet rinumërim i votave në të gjithë Kosovën? – KQZ jep sqarime

18.01.2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë pretendimet se do të ketë rinumërim të votave në të gjithë territorin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se bazuar në vendimin e datës 13 janar 2026, rinumërimi i plotë do të realizohet vetëm në 10 komuna, ndërsa në 28 komuna të tjera procesi do të përfshijë rinumërimin e 10 për qind të vendvotimeve.

Elezi theksoi se KQZ do të vlerësojë rezultatet e këtij procesi dhe, nëse identifikohen parregullsi, mund të marrë vendime shtesë për zgjerimin e rinumërimit. Megjithatë, sipas tij, për momentin nuk ka asnjë vendim tjetër aktiv për rinumërim përtej atij të marrë më 13 janar.