PZAP refuzon ankesën e Bekim Haxhiut të PDK-së lidhur me votat me postë.
12.01.2026
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shpallur të pasafatshme ankesën e kandidatit për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, me të cilën kërkohej anulimi i fletëvotimeve të ardhura me postë pas datës 29 dhjetor 2025.
Foto: Ilustrim
Sipas vendimit, ankesa kishte të bënte me fletëvotimet e pranuara më 2 dhe 5 janar 2026, të cilat ishin pjesë e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor 2025.


Foto: Gazeta Blic