Votat e partive të tjera në Suharekë – LDK e dyta me 20.25%, PDK me 18.75% dhe AAK me 8.44%

29.12.2025

Gjatë ditës së diel në Kosovë është mbajtur procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku qytetarët e vendit patën mundësinë të votojnë për përfaqësuesit e tyre dhe për udhëheqjen e shtetit në katër vitet e ardhshme.

Votat e partive të tjera në Suharekë – LDK e dyta me 20.25%, PDK me 18.75% dhe AAK me 8.44% Foto: Ilustrim

Procesi i votimit ka përfunduar pa probleme madhore, ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë e konsiderueshme edhe në komunën e Suharekës. Sipas të dhënave zyrtare, në këtë komunë janë regjistruar gjithsej 33,165 votues, që përbëjnë 47,25% të elektoratit.

Nga rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bëhet e ditur se në Suharekë fituese bindëse ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka siguruar 49,08% të votave.

Ndërsa, e dyta në Suharekë është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 20,25% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 18,75%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është renditur e katërta me 8,44% të votave.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More