Numërohen mbi 99% të votave, vazhdon të prijë LVV me 47.88%

15.02.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e 99.16 për qind të votave. Sipas rezultateve preliminare del se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është e para me rreth 376 mijë e 933 vota. Lëvizja Vetëvendosje prinë e para me 47.88% të votave, pastaj PDK’ja me 17,36% të votave, LDK me 13.08%, ndërsa AAK 7.41%. Nisma Socialdemokrate […]

Numërohen mbi 99% të votave, vazhdon të prijë LVV me 47.88% Foto: Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e 99.16 për qind të votave.

Sipas rezultateve preliminare del se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është e para me rreth 376 mijë e 933 vota.

Lëvizja Vetëvendosje prinë e para me 47.88% të votave, pastaj PDK’ja me 17,36% të votave, LDK me 13.08%, ndërsa AAK 7.41%.

Nisma Socialdemokrate deri në këto momente sipas të dhënave të KQZ-së nuk e kalon pragun e që gjithsej ka 2.58% të votave apo 20 mijë e 339 vota.

Rikujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë edhe në Komunën e Suharekës me 37.54% apo 9 mijë e 557 vota.