Lëvizja Vetëvendosje dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme

27.01.2021

Pas vendimit të djeshëm të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për moscertifikim të pesë kandidatëve për deputet të Lëvizja Vetëvendosje, ky subjekt politik gjatë ditës së sotme ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me këtë vendim. Kandidatët nga radhët e LVV-së të cilët nuk u certifikuan janë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn […]

Lëvizja Vetëvendosje dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme Foto: Lëvizja Vetëvendosje

Pas vendimit të djeshëm të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për moscertifikim të pesë kandidatëve për deputet të Lëvizja Vetëvendosje, ky subjekt politik gjatë ditës së sotme ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me këtë vendim.

Kandidatët nga radhët e LVV-së të cilët nuk u certifikuan janë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi.

Pëfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu ka deklaruar se ekziston besimi që Gjykata Supreme do të marr vendim në favor të ankesës së këtij subjekti politik.

Sipas Sallahut vendimi i djeshëm i marrur nga PZAP është në kundërshtim me ligjin.

“Sot LVV’ja ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP’së, lidhur me moscertifikimin e pesë kandidatëve për deputet. Ne kemi kundërshtuar vendimin e PZAP’së lidhur me atë që një normë ligjore e vendos si kriter ligjor.

Amendamentet kushtetuese bëhen në Kuvendin e Kosovës, dhe PZAP’ja nuk mund ta vë si normë një amendament ligjor. Ne konsiderojmë që deputetët tonë do të certifikon nga Gjykata Supreme duke ditur edhe profesionalizimin që ka kjo gjykatë”, ka thënë Sallahu.

Po ashtu në rast se edhe Gjykata Supreme e hedh poshtë ankesën e VV’së, Sallahu nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të vendimit në Gjykatën Kushtetuese.

“Patjetër që ne do ti drejtohemi edhe Gjykatës Kushtetuese poër të vendosur masë të përkohshme ndaj këtij vendimi”, ka thënë ai.