KQZ në pritje të Gjykatës Supreme, pastaj tërhiqet shorti

27.01.2021

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka marrë vendim lidhur me ankesën e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partive të tjera politike, pas moscertifikimit të listave të kandidatëve për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas këtij vendimit disa kandidatë nga LVV, AAK e NISMA nuk mund të certifikohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që […]

KQZ në pritje të Gjykatës Supreme, pastaj tërhiqet shorti Foto: Ilustrim

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka marrë vendim lidhur me ankesën e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partive të tjera politike, pas moscertifikimit të listave të kandidatëve për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas këtij vendimit disa kandidatë nga LVV, AAK e NISMA nuk mund të certifikohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Kandidatët që nuk u certifikuan nga radhët e LVV-së: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, AAK: Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastratim NISMA: Vesel Krasniqi, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Alijaj, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Ardian Nokaj.

Ndërsa Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka folur rreth këture vendimeve të PZAP-së duke thënë se në të ka këshilla juridike ku iu tregohet palëve që kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

“KQZ gjatë ditës së djeshme ka qenë në pritje të vendimeve të PZAP-së pasi disa subjekteve politike kanë paraqitur ankesat e tyre në këtë institucion. Kemi pranuar vendimet e këtij institucioni që i jep të drejtë KQZ-së në vendimet e datës 22 janar lidhur me moscertifikimin e kandidatëve të disa subjekteve politike. Në këto vendime të PZAP-së, ka këshilla juridike, ku iu tregohet palëve që kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve dhe ne do të presim për të proceduar pastaj edhe më tej”.

“KQZ do të veprojë në përputhje me vendimet e këtyre instituconeve. Po presim të përfundojë çështja e ankesave edhe në Gjykatën Supreme sepse pastaj KQZ mund të bëjë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve. Pasi të kemi miratuar fletëvotimin menjëherë në ditën pasuese, 2 shkurti fillon me periudhën tjetër të votimit përmes postës”.

Po ashtu Elezi tha se periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, aktualisht është përmbyllur dhe tani janë në fazën e shqyrtimit dhe verifikimit.