KQZ-ja deri më tani ka pranuar 14 mijë e 625 pako nga votimi jashtë Kosovës

10.02.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani ka pranuar 14 mijë e 625 pako të supozuara me fletëvotime dhe të cilat kanë ardhur në kuadër të votimit jashtë Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për EkonomiaOnline ka thënë se pranimi i këtyre pakove po bëhet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe […]

KQZ-ja deri më tani ka pranuar 14 mijë e 625 pako nga votimi jashtë Kosovës Foto: Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani ka pranuar 14 mijë e 625 pako të supozuara me fletëvotime dhe të cilat kanë ardhur në kuadër të votimit jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për EkonomiaOnline ka thënë se pranimi i këtyre pakove po bëhet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe vëzhguesve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës.

Deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 14 mijë e 625.

Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subkjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara”, tha Elezi.

Elezi bëri të ditur se KQZ-ja do t’i pranojë fletëvotimet nga jashtë Kosovës deri më 12 shkurt, pasi ky është një afat që del nga ligji për zgjedhjet e përgjithshme.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen këtë të dielë më 14 shkurt, ku qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë t’iu drejtohen kutive të votimit që të votojnë të përzgjedhurit e tyre.