Diaspora dërgoi 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtëmujorit të parë të 2026-ës

21.09.2026

Dërgesat e diasporës në Kosovë kanë vazhduar të rriten gjatë vitit 2026. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), të përpunuara nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), gjatë periudhës janar–qershor 2026, remitencat arritën në 692 milionë euro.

Diaspora dërgoi 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtëmujorit të parë të 2026-ës Foto: Ilustrim

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025, kur ishin regjistruar 654.7 milionë euro, dërgesat janë rritur për 5.7 për qind.

Në periudhën 2008–2025, shuma e përgjithshme e remitencave të dërguara në Kosovë ka arritur në rreth 15.2 miliardë euro.

Gjermania dhe Zvicra, burimet kryesore

Gjermania vazhdon të jetë burimi kryesor i remitencave për Kosovën. Sipas të dhënave historike për periudhën 2008–2025, nga Gjermania kanë ardhur rreth 38.2 për qind e totalit, ose afërsisht 5.8 miliardë euro.

Pas Gjermanisë renditet Zvicra me 20.4 për qind, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6.4 për qind, Italia me 5.5 për qind dhe Austria me 4.7 për qind.

Sa u përket mënyrave të transferimit, rreth 58 për qind e remitencave dërgohen përmes agjencive të transferimit të parave, 17 për qind përmes bankave komerciale, ndërsa pjesa tjetër hyn në vend përmes kanaleve të tjera, përfshirë paratë që diaspora i sjell gjatë vizitave në Kosovë.

Remitencat kanë një peshë të konsiderueshme në ekonominë e Kosovës. Gjatë periudhës 2015–2025, ato kanë përbërë mesatarisht rreth 12–14 për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV).

Këto mjete ndikojnë në rritjen e konsumit, mbështetjen e familjeve, zbutjen e varfërisë dhe stabilitetin e bilancit të pagesave.

Megjithatë, varësia e lartë e ekonomisë nga remitencat mbetet një sfidë strukturore. Për këtë arsye, ekspertët vlerësojnë se nevojiten politika që do të orientonin një pjesë më të madhe të mjeteve të diasporës drejt investimeve produktive dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More