Dalja e votuesve deri në ora 11:00, në Gjinoc kanë dalur në votime 146 votues e në Tërrnje 110

14.02.2021

Jemi në datën 14 shkurt në ditën e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku qytetarët po u drejtohen vendvotimeve për të votuar të përzgjedhurit e tyre. Sipas menaxherit të Qendrës së votimit në shkollën fillore në fshatin Gjinoc, Skender Haziraj për SuharekaOnline ka bërë të ditur se nga ora 07:00 kur […]

Dalja e votuesve deri në ora 11:00, në Gjinoc kanë dalur në votime 146 votues e në Tërrnje 110 Foto: Ilustrim

Jemi në datën 14 shkurt në ditën e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku qytetarët po u drejtohen vendvotimeve për të votuar të përzgjedhurit e tyre.

Sipas menaxherit të Qendrës së votimit në shkollën fillore në fshatin Gjinoc, Skender Haziraj për SuharekaOnline ka bërë të ditur se nga ora 07:00 kur edhe është hapur kjo qendër deri në ora 11:00 kanë votuar rreth 146 qytetarë me të drejtë vote, numër ky jo i kënqshëm.

Poashtu ai ka thënë se në këtë qendër gjithçka në rregull dhe nuk është raportuar asnjë incident.

Gjithashtu numër të vogël të votuesve ka pasur edhe në qendrën e votimit në Tërrnje ku sipas burimeve bëhet e ditur se që nga hapja e kësaj qendre deri në orën 11:00 kanë votuar vetëm 110 qytetarë me të drejtë vote.

Rikujtojmë se deri më tani në Komunën e Suharekës kanë votuar rreth 7.19% e qytetarëve me të drejtë vote.