Dy karikatorë të dyshimtë gjenden në Gjinoc, nisin hetimet
13.04.2026
Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar mbrëmjen e 12 prillit në fshatin Gjinoc të Suharekës. Sipas policisë, një qytetar ka njoftuar se në skaj të rrugës ka hasur në dy karikatorë të vjetër.
Foto: Ilustrim
Pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar dëshmitë materiale.
Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat dhe origjinën e tyre.
