Zjarri në Prizren, digjen 6 lokale pranë Stacionit të Autobusëve

20.12.2025

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmë një qendër tregtare pranë Stacionit të Autobusëve në Prizren, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Zjarri në Prizren, digjen 6 lokale pranë Stacionit të Autobusëve Foto: Ilustrim

Zjarri shpërtheu pas orës 23:00 në qendrën e njohur si “Te Shtrumfat”.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë intervenuar njësitë e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë punuar gjatë gjithë natës për ta vënë zjarrin nën kontroll. Flakët janë lokalizuar në orët e hershme të mëngjesit.

Si pasojë e zjarrit, gjashtë lokale janë djegur plotësisht dhe janë bërë të papërdorshme. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa sot po vazhdojnë punimet për ftohje dhe sigurim të zonës./rtk/

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More