Ballkani përfundon në procedurë disiplinore – Shkak ofendimet e tifozëve ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina

19.03.2024

Komisioni i Garave i Superligës, në mbledhjen e mbajtur sot ka bërë inicime disiplinore ndaj Ballkanit duke u bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve.

Ballkani përfundon në procedurë disiplinore – Shkak ofendimet e tifozëve ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina Foto: Ilustrim

Ky Komision e ka dhënë edhe arsyetimin e përfundimit në disiplinë të kandidatit për titull të kampionit të Kosovës.

“Inicim disiplinor: Ndaj: FC ”Ballkani”. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes: Në min 10 dhe 32 të ndeshjes, ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafir Tahir Batatina. Në min 77 të ndeshjes një grup i tifozëve vendas të vendosur prapa bankinës së FC ”Llapi” në rrugë, hedhin mjete piroteknike tymuese në dhe rreth bankinës mysafire duke shkaktuar panikë të ekipi mysafir, për çka ndeshja ishte ndërprerë për tre (3) minuta.”

Gjithashtu, është bërë inicim disiplinore edhe ndaj udhëheqësit të Ballkanit, Idriz Hajrizi.

“Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për në zhveshtore, shanë dhe ofendon të gjithë gjyqtarët e ndeshjes. Ky zyrtar është përsëritës i incidenteve dhe ofendimeve ndaj zyrtarve të FFK-së (gjyqtarëve). Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani –Llapi.”