Kurti në Paris: Integrimi i Ballkanit në BE, çelës për një Evropë më të fortë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet këto ditë në Paris, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes dhe takime të tjera ndërkombëtare.
Dje pasdite, para fillimit të forumit, Kurti mori pjesë në një diskutim të organizuar nga instituti i njohur francez Jacques Delors.
Tema kryesore ishte situata gjeopolitike në Evropë dhe ndikimi i Ballkanit Perëndimor, por në tryezë u trajtuan gjithashtu çështje të mbrojtjes, të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e pakicave, si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.
Në këtë diskutim mori pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz.
Ndërkaq, në mbrëmje, gjatë darkës së shtruar nga Qarku Diplomatik i Parisit, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve dhe shoqërive, si dhe nevojën për bashkëdyzim të vlerave evropiane dhe interesave shtetërore.
Ai shtoi se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në interesin ekonomik dhe të sigurisë të vetë BE-së dhe shteteve anëtare të tij.
Vizita e kryeministrit Kurti në Paris thekson angazhimin e Kosovës në forumet ndërkombëtare dhe rëndësinë që vendi i jep forcimit të marrëdhënieve diplomatike dhe perspektivës evropiane të rajonit.