Superliga rikthehet me spektakël, duele të zjarrta në xhiron e shtatë

28.09.2025

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me zhvillimin e plotë të xhiros së shtatë, ku priten duele të forta dhe sfida interesante në disa qytete të vendit.

Kampioni në fuqi, Drita, kërkon këndelljen kundër Dukagjinit, me klinasit që aktualisht kryesojnë tabelën së bashku me Prishtinën. Nga ana tjetër, Prishtina udhëton drejt Ferizajt për një ndeshje të vështirë jashtë fushe.

Një nga sfidat më të rëndësishme të kësaj jave zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi, që ende nuk e ka shijuar fitoren këtë sezon, do të përballet me Gjilanin, skuadër që po kalon një formë të luhatshme.

Emocione priten edhe nga përballja mes Prishtinës së Re dhe Ballkanit, ndërsa në një tjetër ndeshje Drenica do të ketë përballë Malishevën.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje do të nisin nga ora 15:00, duke ofruar spektakël futbolli për tifozët në mbarë vendin.