Walid Hamidi rinovon me FC Ballkani deri në vitin 2029

20.02.2026

FC Ballkani ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin algjerian Walid Hamidi, i cili ka rinovuar kontratën me klubin deri në qershor të vitit 2029. Ky rinovim konfirmon besimin e ndërsjellë mes klubit dhe lojtarit, si dhe vazhdimësinë e projektit sportiv të Ballkanit.

Walid Hamidi rinovon me FC Ballkani deri në vitin 2029 Foto: Ilustrim

Hamidi është pjesë e Ballkanit që nga vera e vitit 2023 dhe gjatë kësaj periudhe është shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës. Ai ka zhvilluar gjithsej 96 ndeshje me fanellën portokalli e zezë, duke shënuar 15 gola dhe duke asistuar 13 herë.

Kontributi i tij ishte i rëndësishëm në fitimin e titullit kampion në vitin 2024, si dhe në paraqitjet e suksesshme evropiane të klubit atë sezon.Edhe në sezonin aktual, 29-vjeçari po kalon një formë të mirë, me 5 gola dhe 3 asiste në 16 ndeshje të zhvilluara, duke qenë një nga shtyllat kryesore të fazës ofensive të ekipit.

FC Ballkani i uron Walid Hamidit shumë suksese dhe paraqitje sa më të mira me fanellën e klubit edhe në vitet në vijim.