Shpërthimi i zjarrit në kodrinat e fshatit Peqan dhe Sllapuzhan, policia jep detaje
Ka disa ditë që zjarret janë përhapur në disa rajone të vendit, ndërsa përhapjes së zjarrit i kanë ‘kontribuar’ edhe temperaturat e larta si dhe djegia e sipërfaqeve hamullore. Gjendja problematike është paraqitur edhe në rajonin e Suharekës, në disa fshatra të komunës. Gjatë ditës së djeshme sipas raportit të policisë është raportuar se si…
Ka disa ditë që zjarret janë përhapur në disa rajone të vendit, ndërsa përhapjes së zjarrit i kanë ‘kontribuar’ edhe temperaturat e larta si dhe djegia e sipërfaqeve hamullore.
Gjendja problematike është paraqitur edhe në rajonin e Suharekës, në disa fshatra të komunës.
Gjatë ditës së djeshme sipas raportit të policisë është raportuar se si pasojë e prishjes së një përçuesi elektrik ka shpërthyer një zjarr ku është përhap në kodrinat e fshatit Peqan dhe Sllapuzhan.
Njësitet e zjarrfikësve kanë tentuar që ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.
“INCIDENT ZJARRI
Fsh. Peqan, Suharekë 04.08.2021-14:05. Raportohet se, si pasojë e prishjes së një përçuesi elektrik ka shpërthyer një zjarr ku është përhap në kodrinat e fshatit Peqan dhe Sllapuzhan. Njësitet e zjarrfikësve janë duke tentuar që ta shuajnë zjarrin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Kujtojmë se nga 24 vatra aktive të zjarrit që ishin në Komunën e Suharekës që nga dita e dielë, tanimë të gjitha janë shuar, ka bërë të ditur Enver Shabani, Drejtor i Shërbimeve Publike, Mjedis dhe Emergjencë në Komunën e Suharekës.
Shabani ka thënë se përballja me zjarrin për katër ditë me radhë ishte e vështirë, dhe e pamundur pa ndihmë nga zjarrfikësit e komunave të tjera dhe vullnetarë të qytetit.