Zgjidhet kryetari i Qendrës së LVV në Suharekë

26.09.2022

Gjatë ditës së djeshme janë mbajtur zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje në degën e Suharekës. Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Therandë ka përfunduar suksesshëm procesin e brendshëm zgjedhor. LVV ka falenderuar të gjithë anëtarët dhe aktivistët për angazhimin e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e brendshme të organizatës. Në njoftim thuhet se ka […]

Zgjidhet kryetari i Qendrës së LVV në Suharekë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme janë mbajtur zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje në degën e Suharekës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Therandë ka përfunduar suksesshëm procesin e brendshëm zgjedhor.

LVV ka falenderuar të gjithë anëtarët dhe aktivistët për angazhimin e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e brendshme të organizatës.

Në njoftim thuhet se ka qenë një proces demokratik, transparent dhe gjithpërfshirës.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor janë bërë të ditur edhe emrat e kryetarit të qendrës, kryetares së forumit të Gruas së VV-së dhe kryetares së forumit Rinor.

Kryetar i qendrës së LVV-së në Suharekë është zgjedhur, Jetmir Durmishi, kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Vlora Bytyqi dhe kryetare e RVV në qendër është zgjedhur, Rinesa Priku.