PDK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme, procesi pritet të fillojë në shtator

17.06.2026

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e rregullt, ku në fokus të diskutimeve ishin përgatitjet për procesin e ardhshëm të zgjedhjeve të brendshme partiake.

PDK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme, procesi pritet të fillojë në shtator Foto: Ilustrim

Gjatë takimit u diskutua organizimi i zgjedhjeve në të gjitha nivelet e strukturave të partisë, nga nëndegët deri te zgjedhja e kryetarit të PDK-së.Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar që procesi të zhvillohet në mënyrë transparente, të drejtë dhe me standarde të larta demokratike.

Për përgatitjen dhe koordinimin e këtij procesi, kryesia ka vendosur formimin e një grupi punues, i cili do të merret me aspektet teknike, organizative dhe ligjore të zgjedhjeve të brendshme.Sipas vendimit të kryesisë, procesi zgjedhor brenda partisë pritet të nisë në muajin shtator, duke u dhënë kohë strukturave të PDK-së për përgatitje të plota.

PDK ka bërë të ditur se synimi i këtij procesi është forcimi i organizimit të brendshëm dhe zhvillimi i një gare demokratike në përputhje me parimet e partisë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More