AAK përfundon zgjedhjet e nëndegëve në disa fshatra të Suharekës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vazhduar procesin e zgjedhjeve të brendshme në strukturat e saj lokale, duke zgjedhur kryetarë të rinj në disa nëndegë të Suharekës.
Foto: Ilustrim
Në fshatin Greikoc, kryetar i nëndegës u zgjodh Mensur Selimaj, ndërsa në Savrovë këtë post e mori Xhemajl Zenelaj.
Në Bukosh, kryetar u zgjodh Esat Zyba, kurse në Bllacë, Hajrush Suka.Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, theksoi se këto procese kanë rëndësi të veçantë për forcimin e demokracisë brenda subjektit, duke shtuar se baza e AAK-së mbetet qytetari dhe shërbimi ndaj tij.
Ai falënderoi mbështetësit për përkrahjen në këto zgjedhje, duke theksuar se puna dhe përkushtimi do të vazhdojnë për zhvillimin e vendit.
