[VIDEO] Përfshihet nga zjarri një arë në Sopijë të Suharekës

01.07.2021

Në një arë të fshatit Sopijë në komunën e Suharekës, ka filluar një zjarr i madh, por zjarrfikësit e kësaj komune kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas disa videove të dërguar nga një lexues në redaksinë e portalit ‘SuharekaOnline’ shihet se janë vetëm dy zjarrfikës dhe disa qytetarë. Sipas lexuesit vetëm një qytetar me […]

[VIDEO] Përfshihet nga zjarri një arë në Sopijë të Suharekës Foto: Ilustrim

Në një arë të fshatit Sopijë në komunën e Suharekës, ka filluar një zjarr i madh, por zjarrfikësit e kësaj komune kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas disa videove të dërguar nga një lexues në redaksinë e portalit ‘SuharekaOnline’ shihet se janë vetëm dy zjarrfikës dhe disa qytetarë.

Sipas lexuesit vetëm një qytetar me emrin Leotrim Bylykbashi ka ardhur t’i ndihmojë për shuarjen e zjarrit.

Zjarrfikësit e institucionet tjera të shumta janë duke apeluar vazhdimisht te qytetarët që të kenë kujdes me vënien e zjarreve në këtë kohë me temperatura të larta.