Turneu “Sadik Ramadanaj” nis në qershor, organizatorët paralajmërojnë risi dhe spektakël më të madh
23.04.2026
Organizatorët e Turnirit 2026 kanë bërë të ditur se përgatitjet për edicionin e radhës kanë filluar, duke falënderuar të gjithë për interesimin e madh për pjesëmarrje dhe vendosje reklamash.
Sipas njoftimit, së shpejti pritet të formohet Këshilli Organizativ, i cili do të merret me të gjitha detajet e organizimit.
Afatet dhe procedurat për paraqitjen e ekipeve, si dhe për reklamat, do të publikohen me kohë.
Turniri do të nisë në mesin e muajit qershor dhe do të zhvillohet me formatin e njëjtë si në vitet e kaluara.
Organizatorët kanë paralajmëruar edhe risi për këtë edicion, duke premtuar atmosferë më të pasur dhe më shumë argëtim për shikuesit.
