[VIDEO] 8 shkurt 1999, Komandant Milazim Kiqina i prin “Gardës së Nderit” të UÇK’së në fshatin Peqan
Në një video të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të siguruar nga SuharekaOnline shihet “Garda e Nderit” e Brigadës 123 në fshatin Peqan. Në këtë video paraqitet Komandant Milazim Kiqina duke i prirë “Gardës së Nderit” të Brigadës 123 të Zonës Operative të Pashtrikut. Nga pamjet shihet se video është në fshatin Peqan saktësisht afër rrugës […]
Në një video të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të siguruar nga SuharekaOnline shihet “Garda e Nderit” e Brigadës 123 në fshatin Peqan.
Në këtë video paraqitet Komandant Milazim Kiqina duke i prirë “Gardës së Nderit” të Brigadës 123 të Zonës Operative të Pashtrikut.
Nga pamjet shihet se video është në fshatin Peqan saktësisht afër rrugës dytësore për te shkolla e fshatit.
Xhirimi është i datës 08 shkurt 1999 gjatë rivarrimit të dëshmorit Hamzi Bytyqi.
Kujtojmë se sot, bëhen 22 vite kur në altarin e lirisë ra heroikisht Komandant Milazim Kiqina, nga Baica e Drenasit së bashku me ushtarin e tij Enver Bytyqi nga Peqani.