Vetaksident në Delloc, një person merr lëndime të rënda trupore

09.05.2021

Të dielën rreth orës 17:00 SuharekaOnline ka mësuar se nga një vetaksident në Delloc të Suharekës, një person ka marr lëndime të rënda trupore. Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj. Osmanollaj ka bërë të ditur se rreth orës 17:10 SP-Suharekë ka marr […]

Vetaksident në Delloc, një person merr lëndime të rënda trupore Foto: Ilustrim

Të dielën rreth orës 17:00 SuharekaOnline ka mësuar se nga një vetaksident në Delloc të Suharekës, një person ka marr lëndime të rënda trupore.

Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka bërë të ditur se rreth orës 17:10 SP-Suharekë ka marr informatë se në Emergjencën e Spitalit Rajonal -Prizren një qytetar nga fsh. Sopijë ka kërkuar ndihmë mjeksore. Gjatë hetimit policia ka kuptuar se ky person ka pësuar vetaksident trafiku në rrugën malore në fsh. Delloc-KK, Suharekë, duke e humbur kontrollin ndaj automjetit (Gjip) dhe ka përfunduar në hendek.

Në këtë rast qytetari ka pësuar lëndime të rënda trupore (fraktur në kokë dhe hundë), ku i njëjti nga Spitali Rajonal-Prizren është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtejm mjeksor, por sipas mjekve, i lënduari është jasht rrezikut për jetë.

Njësitet adekuate policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor- Prizren do të zhvilloj hetimet në lidhje me aksidentin.