Tre të lënduar nga aksidenti në Zonën Industriale në Shirokë

27.11.2021

Rastin për SuharekaOnline, e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit, ku kanë bërë të ditur se si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Sipas policisë shkaktar i aksidentit ka qenë mos respektimi i rregullave të trafikut, ku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë kanë kërkuar ndihmë tre persona. […]

Tre të lënduar nga aksidenti në Zonën Industriale në Shirokë Foto: Ilustrim

Rastin për SuharekaOnline, e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit, ku kanë bërë të ditur se si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.

Sipas policisë shkaktar i aksidentit ka qenë mos respektimi i rregullave të trafikut, ku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë kanë kërkuar ndihmë tre persona.

Tutje nga policia bëhet e ditur se të lënduarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit janë liruar në shtëpi. Në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore.

Gjithashtu, rikujtojmë se Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon te drejtuesit e automjeteve për respektimin e rregullave të komunikacionit sidomos në rastet kur kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme.