Trajtimi i 200 qenve endacak në Suharekë, “zvarritet” procesi tenderimit

29.06.2023

Qentë endacak vazhdojnë të mbeten rrezik për të gjithë pavarësisht investimeve në projekte për trajtimin e tyre. Ata që përjetuan konfrontimin kërkojnë që të vriten këto kafshë, ndërsa organizatat që i mbrojnë thonë se ato duhet vaksinuar. Por organizatat që mbrojnë kafshët e thonë të kundërtën. Si zgjidhje që mos të vjen deri te vdekja […]

Trajtimi i 200 qenve endacak në Suharekë, “zvarritet” procesi tenderimit Foto: Ilustrim

Qentë endacak vazhdojnë të mbeten rrezik për të gjithë pavarësisht investimeve në projekte për trajtimin e tyre. Ata që përjetuan konfrontimin kërkojnë që të vriten këto kafshë, ndërsa organizatat që i mbrojnë thonë se ato duhet vaksinuar.

Por organizatat që mbrojnë kafshët e thonë të kundërtën. Si zgjidhje që mos të vjen deri te vdekja e njerëzve nga qentë e shohin sterilizimin që ndalon shumimin e tyre dhe vaksinimin kundër tërbimit.

Si shumica e komunave të Kosovës edhe ajo e Suharekës nuk ka hapësirë adekuate për ta, andaj qentë bredhin rrugëve gjatë gjithë kohës. Në motin e ftohtë ata shumicën e kohës gjenden pranë kontejnerëve apo hyrjeve të ndërtesave banuese, duke kërkuar ushqim dhe strehim. E në mungesë të ushqimit, ata shpesh dinë të bëhen agresivë ndaj qytetarëve.

Alternativë e vetme është trajtimi i tyre, vaksinimi e sterilizimi dhe hapja e qendrave për strehim. Deri më tani në Suharekë nuk është bërë ndonjë investim për hapjen e ndonjë qendre strehuese.

Në muajt e parë të këtij viti Komuna e Suharekës ka hapur procedurat tenderuese për trajtimin e qenve endacak. Në bazë të të dhënave sipas specifikave të tenderit në Komunën e Suharekës bredhin 200 qenë endacak për trajtimin e të cilëve edhe janë hapur procedurat tenderuese.

Sipas dosjes së tenderit në këtë kosto përfshihet: Zënja\kapja e qenëve endacak dhe vlerësimi për gjendjen shëndetsore, Trajtimi (kontroll, ushqim, vaksinim, dehelmetizim, identifikim-matrikulim), kastrimi/ sterelizimi, hospitalizimi (72 orë), lëshimi i qenëve endacak në vendin e nxënies.

Mirëpo ashtu si edhe në vitet e kaluara edhe këtë vit procesi i tenderimit po “zvarritet” fillimisht nga mungesa e ofertuesve (sipas autoritetit kontraktues) dhe nga ankesat në OSHP.

Sipas publikimit në gjykatën e tenderëve më datën 26 qershor një operator ekonomik ka deponuar ankesë me arsyetimin se si palë me interes në këtë procedurë të prokurimit, e pakënaqur me procedurën e aktivitetit të prokurimit, moszbatimin e vendimit për pezullim, hapjen e ofertave gjatë kohës kur aktiviteti ka qenë i pezulluar, pastaj njoftimit mbi vendimin e autoritetit kontraktues B58 për anulimin e këtij aktiviteti me arsyetim “pasi që nuk ka ofertuar asnjë operator ekonomik”.

Kronologjia:

  1. Autoriteti Kontraktues Komuna Suharekë ka publikuar Njoftimin për
    kontratë për aktivitetin e prokurimit “Trajtimi i qenve endacak” me datë
    20.04.2023.
  2. OE me datën 24.05.2023 ka dërguar kërkesë për sqarime shtesë
    përkatësisht tre pyetje në lidhje me sqarime të dosjes së tenderit nëpermjet
    platformes elektronike.
  3. AK është përgjigjur pyetjeve për sqarim me datë 26.05.2023.
  4. 31.05.2023 OE ka bërë Kërkesë për rishqyrtim.
  5. 05.06.2023 AK ka publikuar vendimin për aprovim nr.33/2023 dhe 47/2023
  6. 05.06.2023 AK ka publikuar korigjimet nëpermjet formularit B54
  7. 14.06.2023 AK ka publikuar vendim mbi pezullimin e aktivitetit nr 36/2023
    dhe 51/2023.
  8. 16.06.2023 AK ka publikuar vendim per refuzim nr. 38/2023 dhe 53/2023
  9. 19.06.2023 AK ka publikuar Procesverbalin e hapjes së tenderëve B12
  10. 20.06.2023 AK ka publikuar Njoftimin mbi vendimin e AK B58 mbi anulimin
    e aktivitetit te prokurimit
  11. 21.06.2023 OE ka bërë kërkesë për rishqyrtim te vendimit
    per anulim.
  12. 22.06.2023 AK ka publikuar Vendim mbi pezullimin e aktivitetit te
    prokurimit
  13. 23.06.2023 AK ka publikuar vendim per refuzim

Duhet përmendur se gjatë vitit kalendarik 2021 dhe 2022, AK poashtu ka udhëhequr dy aktivitete të njeta të cilat janë anuluar pas vendimeve të OSHP-së 404/21,467/22 dhe 764/22, ku edhe palët kanë qenë të njëjta sikurse edhe në këtë aktivitet të prokurimit!

Nga kjo kuptojmë që qentë endacak që bredhin rrugëve nuk janë të trajtuar.