Thyhet dera e zyrës së zv.ministrit, Hysen Durmishi

Thyhet dera e zyrës së zv.ministrit, Hysen Durmishi
Herolind Bytyçi

21.04.2021 / Suhareka

Dera e zyrës së zëvendësministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishit është thyer të hënën, në orët e pasdites.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vet zv.ministri, Durmishi i cili përmes një shkrimi në profilin e tij ka treguar se dje me të arritur në punë rreth orës 08:00, bashkë me stafin e tij ka vërejtur se dera e zyrës së takimeve protokolare të Kabinetit ku ai është Zv. Ministër ka qenë e hapur me forcë (e thyer).

“Dje me të arritur në punë rreth orës 08:00, bashkë me stafin tim kemi vërejtur se dera e zyrës së takimeve protokolare të Kabinetit ku unë jam Zv. Ministër ka qenë e hapur me forcë (e thyer).

Menjëherë është njoftuar sigurimi i objektit i cili ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe po i njejti ka njoftuar organet e rendit dhe të sigurisë, Policinë e Kosovës.

Pas më pak se 15 minuta kanë arritur njësitet e policisë të Stacionit Policor Qendra, dhe bashkë me hetuesit kanë bërë egzaminimet e nevojshme dhe se tani çështja është në duar të organeve të rendit.

Ne do të punojmë shumë dhe drejtë dhe me transparencë. Dyert tona do të jenë të hapura prandaj nuk keni nevojë t’i thyeni” ka njoftuar Durmishi.

RAPORTO