Durmishi: Veprime kundër vërshimeve
Ndryshimet klimatike dhe reshjet intensive po rrisin rrezikun e vërshimeve në vend. Për t’u përballur me këtë, kemi hartuar hartat e rrezikut nga vërshimet, përditësuar Planin Emergjent të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave dhe finalizuar dokumentin për intervenime teknike të menjëhershme.
Foto: Ilustrim
Sot, kam thirrur një takim me të gjithë akterët kyç – ministri, agjenci dhe kompani rajonale – për të dakorduar planin e përbashkët të veprimit, i cili do të zbatohet me investime nga buxheti i vitit 2026. Qëllimi ynë: parandalim, koordinim dhe rezultate konkrete për qytetarët.(Ky është postimi i Hysen Durmishit në Facebook)
