1.
Durmishi: Të gjitha rrugët janë të kalueshme, por kërkohet kujdes për shkak të ngricave
08.01.2026
Ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se për shkak të kontrastit të temperaturave, shumë rrugë në vend janë mbuluar me ngrica.
Ai bëri të ditur se ekipet kanë intervenuar gjatë gjithë natës në shumicën e rrugëve që janë në kompetencë të ministrisë, duke vazhduar edhe në orët e mëngjesit me pastrimin dhe hedhjen e kripës.
Sipas ministrit, aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme, megjithatë ai u ka bërë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe t’i përshtaten kushteve të rrugës.
Njoftimi është bërë përmes një postimi në faqen zyrtare të ministrit Durmishi në Facebook.
